TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Atalantës i ikën fitorja në fund me zikaltërit që barazuan ndaj Juventusin në një supersfidë me rezultatin 1-1.
Ndeshja ishte e luftuar që në fillim, por Juventus ishte më kërkues dhe i shkoi pranë golit disa herë me sulmuesin Vlahoviç. Në pjesën e parë madje pati dhe një pretendim nga vendasit pasi goditja e Bogas u përplas tek dora e De Ligt, por arbitri nuk e konsideroi penallti.
Në pjesën e dytë Atalanta lëshoi “bombën”. Hyrja në fushë e Malinovskit ktheu sfidën përmbys. Ishte pikërisht mesfushori, i cili realizoi një supergol nga goditja e dënimit. Nuk është hera e parë që i shënon “Zonjës së Vjetër” në këtë mënyrë.
Kur dukej se ndeshja po përfundonte, miqtë shënuan golin e barazimit me Danilon. Gjimshiti luajti titullar në këtë sfidë duke zhvilluar një paraqitje të mirë.
Me këtë barazim Atalanta shkon në kuotën e 44 pikëve, në vendin e pestë. Juventusi nga ana tjetër mbetet ne vendin e katërt me 46 pikë.