TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bayern Munich ka menduar t’i ofrojë rinovimin njërit nga lojtarëve kryesorë të ekipit. Edhe pse skuadra bavareze i ka ofruar rinovimin e kontratës Corentin Tolisso, lojtari ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, kur është futur në vitin e fundit të kontratës me gjermanët.
Mesfushori francez dhe drejtuesit e klubit deri më tani nuk kanë arritur një marrëveshje mes tyre për vazhdimin e bashkëpunimit, por sipas asaj që raporton “Bild” drejtuesit e skuadrës gjermane do të takohen së shpejti me agjentin e lojtarit për të biseduar rreth kontratës.
Në adresë të 27-vjeçarit janë edhe 6 ofertë të tjera nga kampionatet e mëdha, si Serie A, Lig Premier, La Liga dhe Ligue 1 mund të luaj edicionin e ardhshëm Tolisso.
Roma dhe Inter e duan francezin në Serie A, derisa Arsenal e Necastle United kanë shprehur interesim për ta transferuar në Ligën Premier. Real Madridi gjithashtu po e monitoron situatën e Tolissos, derisa për të interesim ka shprehur edhe ish-skuadra e francezit Lyon.
Ende nuk dihet e ardhmja e tij, por reprezentuesi francez tanimë ka mjaftë oferta dhe së shpejti pritet të vendos për të ardhmen e tij. Tolisso këtë edicion ka zhvilluar 17 ndeshje në të gjitha garat për Bayernin, ku ka shënuar tre gola e ka asistuar në tre të tjerë.