TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për pjesën më të madhe të sezonit Masimiliano Alegri foli për pikët e humbura me skuadrat e vogla që ato përcaktuan në renditjen e Juventusit, por pas gjashtë muajsh janë këto të dhëna për ndeshjet e mëdha që na tregojnë se ku vjen kryesisht kjo diferencë prej 9 pikësh nga Milani, 8 nga Interi që ka një ndeshje më pak, 7 nga Napoli dhe gjithashtu fakti që zona e Champions për momentin është vetëm virtuale, sepse Atalanta është -2, por edhe ajo me një ndeshje më pak.
Ndeshjet direkte me ekipet e mëdha janë “ferri” i Alegrit dhe Juventusit të tij, ku fitore ka bërë vetëm me dy ekipet e kryeqytetit, Romën dhe Lacion në dy ndeshje.
Më pas çdo gjë jo ashtu siç pritej. Me kryesuesit e Milanit këtë sezon bilanci është me dy barazime. Me Napolin, barazim dhe humbje. Me Atalantën, barazim dhe humbje, ndërsa me Interin ka zhvilluar vetëm një ndeshje ku kanë barazuar në Milano.
Totali është 7 rezultate negative nga 11 të zhvilluara me të mëdhatë. Faktori pozitiv i trajnerit livornez të Juventusit është se i ka zhvilluar të gjitha sfidat me të mëdhatë dhe e vetmja i ka mbetur ndaj Interit në “Allianz Stadium”.