SPORT, 14 Shkurt 2022, 10:58

Spaleti e pranon: Interi, më i forti i kampionatit

Spaleti e pranon: Interi, më i forti i kampionatit

Luçiano Spaleti u shpreh i kënaqur për barazimin e Napolit të tij në fund të ndeshjes me Interin pasi siç tha ai, zikaltrit janë skuadra më e fortë e kampionatit.

“Kundër një skuadre si Interi është gjithmonë e vështirë. Provuam të bënim lojën tonë dhe ndonjëherë e arritëm, ndonjëherë jo.

Jemi rritur shumë dhe më intereson kjo, për më tepër që mendoj se kemi gabuar shumë pak.

Duhet të jemi ambiciozë, por edhe me këmbë në tokë. Përballë kishim skuadrën më të fortë të Serisë A.

Ata janë kampionët e Italisë, kanë shumë cilësi dhe forcën e tyre e kanë treguar në fushë dhe jo vetëm me fjalë”, përfundoi Spaleti, ndërsa Napoli i tij zbret tashmë në vend të tretë.