SPORT, 14 Shkurt 2022, 10:16

Alarm i kuq te Barcelona/ Shtohen problemet për Ksavin, ndaj Napolit vetëm me dy qendërmbrojtësa

Alarm i kuq te Barcelona/ Shtohen problemet për Ksavin, ndaj Napolit
Foto:Ilustruese

Trajnerit të Barcelonës, Ksavi Hernandez, i janë shtuar dhe më shumë hallet në mbrojtje.

Kjo vlen si për ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Napolit të enjten ashtu dhe ndaj Valencias të dielën në La Liga.

Ajo që shqetëson më shumë është gjendja e Ronald Arauhos, i cili ka lënë fushën e lojës i dëmtuar në derbin ndaj Espanjolit.

Ai ka marrë një goditje kë kavilje dhe rrezikon shumë për Napolin.

Ndaj italianëve trajneri Ksavi do të ketë vetëm dy qendërmbrojtës gati, Pike dhe Erik Garsia, dhe ai në formën jo më të mirë.

Arauho, Umtiti e Leglet janë të gjithë të dëmtuar.