SPORT, 14 Shkurt 2022, 09:04

KATEGORIA SUPERIORE/ Tirana, Partizani dhe Dinamo zbresin në fushë, ja ndeshjet e ditës së sotme

KATEGORIA SUPERIORE/ Tirana, Partizani dhe Dinamo zbresin në fushë, ja

Kategoria Superiore do të ulë siparin e javës së 20-të të saj me tre ndeshje të ditës së sotme.

Në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të luhet sfida Dinamo-Laçi.

Skuadra blu e kryeqytetit kërkon suksesin për t’iu larguar sa më shumë zonës së “ftohtë” në renditje, ndërsa kurbinasit e Mirel Josës duan që të ndjekin me çdo kusht Tiranën në kreun e klasifikimit.

Në po të njëjtën orë në stadiumin “Skënderbeu” do të zhvillohet dueli Skënderbeu-Partizani.

Për korçarët e Migen Memellit është i rëndësishëm sepse tre pikë do të përktheheshin që të largoheshin nga vendet e fundit në tabelë, ndërsa ekipi i kuq i Dritan Mehmetit synon tre pikët për vazhdimësinë.

Në orën 19:45, në stadiumin “AIR Albania” do të luhet takimi Tirana-Egnatia.

Skuadra kryeqytetase e Orges Shehit kërkon “arratinë”, ndërsa rrogozhinasit janë të “dënuar” për fitore ku i mungon prej katër ndeshjesh.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE 

KATEGORIA SUPERIORE/ Tirana, Partizani dhe Dinamo zbresin në fushë, ja