SPORT, 14 Shkurt 2022, 11:36

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në

Fundjava që sapo lamë pas ishte shumë pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në Europë.

Faqja e mirënjohur e statistikave “Sofa Score” ka bërë vlerësimet e legjionarëve për paraqitjet e tyre në këtë fundjavë me klubet e tyre europiane.

I pari në këtë klasifikim është Bernard Karrica, i cili vlerësohet me notën 8,4, nga ku me skuadrën e tij Dragovoljac në Kroaci ka bërë një paraqitje perfektë duke shënuar dhe dhuruar asist.

I dyti renditet Emir Sahiri, i cili është vlerësuar me notën 8,1, ku me skuadrën e tij Hajduk Split ka shënuar një gol ndaj Slaven Belupos.

I treti klasifikohet portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili është vlerësuar me notën 7,6, nga ku e ka ruajtur portën e paprekur në fitoren ndaj Bolonjës.

I katërti renditet Denis Simani, i cili vlerësohet me notën 7,6, ku ka kryer një paraqitje fantastike me skuadrën e tij, Luzernën.

I pesti në këtë klasifikim është fantazisti i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i cili është vlerësuar me notën 7,2, ku ka dhuruar një asist te goli i Pinamontit me Empolin e tij.

VLERËSIMET E LEGJIONARËVE, SIPAS FAQES SË STATISTIKAVE “SOFA SCORE” –

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në