SPORT, 11 Shtator 2022, 19:31

Zaneti: Empoli ndryshe me Bajramin në fushë, sikur ta kisha pasur që në fillim

Zaneti: Empoli ndryshe me Bajramin në fushë, sikur ta kisha pasur

Trajneri i Empolit, Paolo Zaneti, ka folur në prag të ndeshjes me Romën dhe në fokus ishte mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.

“Do të kisha dashur ta kisha pasur në fillim Bajramin e sotëm. Ai ka aftësi të mëdha, tani e vlerësoj që po bën gjithçka për t’u rikthyer në futbollistin që është.

Në Salerno ishte shumë i lëvizshëm, i rrezikshëm, skuadra e ngriti nivelin kur ai hyri më fushë.

Stafeta do të jetë e domosdoshme me kalimin e kohës, por nuk është e sigurt që nuk mund të luajë bashkë me Pjacën. Dua që skuadra të ketë shumë konkurrencë në fazën sulmuese”.