SPORT, 10 Shtator 2022, 23:25

Milani fiton mes vuajtjesh ndaj Sampdorias për t’iu bashkuar kryesuesve

Milani fiton mes vuajtjesh ndaj Sampdorias për t’iu bashkuar

Milani ka arritur të marrë një fitore dramatike me dhjetë lojtarë ndaj Sampdorias (1-2) në shtëpinë e këtyre të fundit, në takimin e vlefshëm për javën e 5-të të Serisë A.

Kuqezinjtë shënuan golin e parë në minutën e 6-të me anë të Mesias pas një asistimi nga Leao. Gjithashtu në minutën e 21-të De Ketelaere dyfishoi shifrat por VAR ndërhyri pasi ishte pozicion jashtë loje. Pjesa e parë ishte totalisht e dominuar nga Milan.

Pjesa e dytë nisë në favor të Sampdorias, pasi në të 47-tën, Leao mori kartonin e kuq. Portugezi tentoi goditjen me roveshatë, por gjeti kokën e mbrojtësit të Sampdorias.

Shpresa për Sampdorian erdhi në minutën e 57-të kur Djuricic gjeti golin e barazimit. Rastet filluan të krijoheshin për Sampdorian, por Milan gjeti golin e avantazhit në minutën e 67-të me anë të një penalltie nga Zhiru.

Milani fiton mes vuajtjesh ndaj Sampdorias për t’iu bashkuar