SPORT, 11 Shtator 2022, 16:31

Formula 1/ Verstappen mposht "Ferrarin" në garën e shtëpisë edhe kur niset nga vendi i shtatë

Formula 1/ Verstappen mposht "Ferrarin" në garën e

Max Verstappen me "Red Bull" triumfon edhe në garën e Monzës në Itali, në pistën e shtëpisë së "Ferrarit", edhe pse u nis nga vendi i shtatë. Një sukses që bën thuajse një formalitetit titullin kampion e dytë të holandezit, që triumfon prej pesë garash radhazi.

Gara e sotme u mbyll nën regjimin e makinës së sigurisë, e cila hyri në pistë pesë xhiro nga fundi, pas aksidentit të Daniel Ricciardo. Pista nuk u bë gati dhe në finish mbërriti e para makina e sigurisë e pas saj të gjithë pilotët, duke bërë që gara të humbasë spektaklin në fundin e saj. Gjithsesi, Verstappen e meritoi fitoren.

Edhe pse e nisi garën nga vendi i shtatë, ai arriti të rikuperojë në pistë, ndërkohë që përfitoi edhe nga një strategji ndryshe e "Ferrari" me Charles Leclerc. Ky i fundit bëri dy ndalesa, me shpresën që të fitojë, por në përfundim kjo doli një lëvizje e gabuar dhe e mbylli garën i dyti edhe pse e nisi atë nga “pole”.

Në podium u ngjit edhe britaniku i "Mercedes", George Russell, duke lënë pas Carlos Sainz (Ferrari), Lewis Hamilton (Mercedes) e Sergio Perez (Red Bull). Këta të tre e nisën garën nga vendet e fundit dhe bënë një rikuperim të mirë. Në “top-10”, pra në zonën e pikëve, u klasifikuan edhe Norris, Gasly, De Vries e Zhou.