TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Real Madrid mbetet klubi më i vlefshëm i futbollit në botë. Sipas “Forbes”, 14 herë fituesit e Ligës së Kampionëve janë përpara Barcelona në këtë klasifikim.
5.1 miliardë dollarë kushton klubi ku përllogariten gjithçka, përfshi asetet.
Barcelona, rivali kryesor i Real Madrid është e dyta me 5 miliardë Dollarë vlerë.
Një diferencë e vogël mes tyre. Podiumi plotësohet nga Mançester Junaitid vlera e të cilit është 4.6 miliardë Dollarë.
Një tjetër emër i njohur i futbollit anglez është i katërti.
Liverpuli vlen 4.45 miliardë Dollarë dhe pas tij ikona e Gjermanisë, Bajerni i Mynihut, 4.28 miliardë Dollarë.
Në dhjetëshen e parë janë edhe Mançester Siti, Paris Saint-Germain, Çelsi, Juventusi dhe Totenhemi.