SPORT, 10 Shtator 2022, 16:47

Vetëm dy pikë pas katër ndeshjesh, Skënder Gega jep dorëheqjen si trajneri i Kukësit

Vetëm dy pikë pas katër ndeshjesh, Skënder Gega jep

Kukësi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të tij këtë sezon, pasi në katër ndeshje verilindorët kanë arritur të grumbullojnë vetëm dy pikë, duke mbajtur vendin e fundit në klasifikim.

Skënder Gega në këtë mënyrë nuk e nis eksperiencën e tij të dytë në krye të Kukësit siç pritet, pasi rezultatet në fushën e lojës janë shumë larg asaj që pretendohej.

Në një situatë të tillë tekniku, Gega është ndarë përfundimisht me verilindorët, duke vendosur të largohet nga Kukësi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku falënderon të gjithë stafin dhe skuadrën.

“Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Gega në “Insta-Story”.