SPORT, 10 Shtator 2022, 17:22

Egnatia "shtyp" Vllazninë dhe kap vendin e dytë, Kastrioti barazon me Tiranën

Egnatia "shtyp" Vllazninë dhe kap vendin e dytë, Kastrioti

Java e katërt e Kategorisë Superiore ka prodhurar dy surpriza në ditën e sotme. Egnatia mposhti në Rrogozhinë 3-0 Vllazninë, ndërsa Tirana nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në Kamëz ndaj Kastriotit.

Për rrogozhinasit do të shënonte Delarge në minutën e 24-të, më pas ishte radha e Emiliano Mustës (24') për të dyfishuar shifrat, teksa goli i tretë do të shënohej në minutën e 60-të të takimit nga Camaj.

Vllaznia nuk ia doli të merrte pikë në këtë përballje, duke mbetur në kuotën e 6 pikëve në klasifikim, po aq sa Egnatia.

Në përballjen Kastrioti-Tirana e luajtur në Kamëz nuk kishte fitues, me dy ekipet që nuk mundën të shënonin golin e fitores, duke bërë që përballja mes tyre të mbyllej 0-0.

Pas këtij barazimi bardheblutë e Orges Shehit dhe krutanët e Emiliano Çelës kanë arritur të grumbullojnë nga 5 pikë në 4 ndeshje të luajtura.