SPORT, 10 Shtator 2022, 22:00

Një krutan bashkohet me klubin e Serisë A, talenti 21-vjeçar firmos me Sampdorian

Një krutan bashkohet me klubin e Serisë A, talenti 21-vjeçar

Një krutan i shtohet ekipit të Serisë A.

Sampdoria ka njoftuar se ka firmosur me shqiptarin Ertijon Gega. Mbrojtësi i datëlindjes 2001 është bërë pjesë e skuadrës italiane, me një kontratë që e mban të lidhur deri në vitin 2025.

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi xhenovez, teksa ka marrë shërbimet e 21-vjeçarit nga skuadra e Kaveses.

Gega luan si qendërmbrojtës dhe është 194 cm i gjatë, ku dallon për lojën në ajër, ndërsa akoma pa provuar ekipet e moshave kuqezi.