SPORT, 10 Shtator 2022, 18:18

Bajerni vazhdon të zhgënjejë në Gjermani, Lajpcig ndëshkon ashpër Dortmundin

Bajerni vazhdon të zhgënjejë në Gjermani, Lajpcig

Bajerni i Mynihut vazhdon të zhgënjejë në Bundesligë, duke marrë barazimin e tretë radhazi, kësaj radhe përballë Shtutgartit në shtëpi.

Skuadra e Nagelsman e pësoi vetëm në minutën e fundit me anë të një penalltie, duke humbur tri pikët dhe duke barazuar 2-2.

Tel 36’ dhe Musiala 60’ shënuan për Bajernin, ndërsa Fuhriç 57’, Guirasi (P) 90+2’ për Shtugartin.

Gjithsesi, bavarezët mund t’i lumturojë sadopak humbja me rezultatin 3-0 e Borusias së Dortmundit në transfertën përballë Lajpcigut.

Katër skuadra ndodhen në kuotën e 12 pikëve në renditjen e Bundesligës, me Bajernin, Hofenhaimin, Fraiburgun dhe Dortmundin që udhëheqin së bashku kampionatin.

REZULTATET:

BAJERN MYNIH 2-2 SHTUTGART

LAJPCIG 3-0 DORTMUND

AINTRAHT FRANKFURT 0-1 VOLFSBURG

HERTHA BERLIN 2-2 BAJER LEVERKUSEN

HOFENHAIM 4-1 MAINC

RENDITJA:

Bajerni vazhdon të zhgënjejë në Gjermani, Lajpcig