TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në prag të ndeshjes ndaj Salernitanës për javën e 6-të të Serisë A, trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri foli në konferencën për shtyp.
“Ndaj PSG-së shohim anën pozitive që filluam të reagonim pasi pësuam golin e dytë. Ata janë një ekip shumë i fortë, por ne mundeshim të bënim diçka më shumë.
Unë jam i zemëruar sepse nuk dua një Juventus të bukur, por një Juventus që di të fitojë. Rezultati ka shumë rëndësi, dhe vetëm ai, nuk na duhet loja e bukur nëse nuk arrijmë të marrim pikë.
Duhet të përballemi ndaj çdo ekipi me seriozitetin e duhur, duhet vetëm të fitojmë, nuk më intereson loja e bukur”, është shprehur tekniku italian.