TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi do të udhëtojë drejt Çekisë, ku do të përballet ndaj Viktoria Plzen në Champions, pasditen e së martës, në orën 18:45, e vlefshme për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.
Skuadra e Simone Inzagit u mposht ndeshjen e parë në stadiumin “Giuseppe Meazza” ndaj Bajernit të Mynihut me rezultatin 0-2, dhe do të kërkojnë që të ringrihen menjëherë që në takimin kundër ekipit çek.
Sektori i dizenjimit të arbitrave në UEFA ka vendosur se cilët do të drejtojnë këtë duel të rëndësishëm.
Do të jenë gjashtë arbitra nga Zvicra, kryesor do të jetë Sandro Sharer, i mbështetur nga dy asistentët, Bekim Zogaj, i cili është me origjinë shqiptare dhe Jonas Erni.
Arbitër i katërt do të jetë Lukas Fahndrish. Në VAR pritet të jetë Fedaji San dhe në AVAR, Lionel Tshudi.
