SPORT, 10 Shtator 2022, 21:23

La Liga/ Barcelona triumfon ndaj Kadizit, shkëlqen sërish Levandovski

La Liga/ Barcelona triumfon ndaj Kadizit, shkëlqen sërish Levandovski

Barcelona ka fituar pas katër ndeshjesh kundër Kadizit, që ishte kthyer në një mace të zezë me dy fitore dhe dy barazime. Këtë herë katalanasit triumfuan me rezultatin e thellë 4-0.

Skuadra e Xavi kontrolloi lojën gjatë gjithë ndeshjes, por në 45 minutat e para nuk kishte saktësinë e duhur për ta dërguar topin në rrjetë.

Gjithçka u zhbllokua në fillimin e pjesës së dytë, kur De Jong (55') nuk fali brenda zone. Dhjetë minuta më pas Levandovski (65') shënoi edhe golin e qetësisë.

Në minutën e 83-të një tifoz pati probleme kardiake dhe ndeshja u ndërpre për t’i dhënë ndihmë mjekësre dhe loja rinisi 35 minuta më pas.

Barcelona shënoi edhe një gol tjetër, këtë herë me Ansu Fati (86') që u shërbye nga Levandovski. 3-0, por nuk kishte marrë fund, pasi Dembele (90'+2) shënoi në shtesë sërish. Katalanasit që morën fitoren e katërt dhe udhëheqin kampionatin në pritje të ndeshjes së Real Madrid.