SPORT, 22 Shkurt 2022, 23:05

Champions League/ Juventusi barazon me Vijarealin, Çelsi nuk gabon në shtëpi ndaj Lilës

Champions League/ Juventusi barazon me Vijarealin, Çelsi nuk gabon

Juventusi barazon 1-1 në transfertë me Vijarealin në sfidën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesit Dushan Vlahoviç i mjaftuan vetëm 32 sekonda lojë për të tundur rrjetën dhe duke vendosur një rekord për bardhezinjtë, për golin më të shpejtë të realizuar për Juventusin.

Golin për spanjollët e realizoi Parejo, në minutën e 66-të, pas një aksioni fantastik.

Vijareali u shfaq më kërkues në fushë, duke krijuar më shumë raste të rrezikshme shënimi, madje arriti të godiste edhe shtyllën.

Një rezultat ky që duket se më së shumti kënaqi bardhezinjtë e Allegrit, teksa fatet e kualifikimit do të vendosen në Torino në ndeshjen e kthimit.

Champions League/ Juventusi barazon me Vijarealin, Çelsi nuk gabon

Në ndeshjen tjetër, Çelsi arriti një fitore të rëndësishme përballë Lilës (2-0) në “Stamford Bridge” dhe hedh një hap të madh drejt çerekfinaleve.  

Sfida nisi mjaft mirë për “Blutë” e drejtuar nga Tomas Tuhel, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 8’ me Kai Havertz. Dhe pjesa e dytë nisi si e para, por goli erdhi në minutën e 63’ nga ana e amerikanit Kristian Pulisiç. Nga ana tjetër Lila tentoi shumë, por Çelsi nuk i la hapësira, duke e marrë sfidën në dorë.