SPORT, 22 Shkurt 2022, 21:08

Mesfushori shqiptar gjen rrugën e rrjetës, Koniaspori përmbyset në kampionat dhe i thotë “lamtumirë” ëndrrës titull

Mesfushori shqiptar gjen rrugën e rrjetës, Koniaspori përmbyset

Koniaspori i Sokol Cikalleshit, Endri Çekiçit dhe Zymer Bytyqit, u mposht me përmbysje 2-1 nga Bashaksheriri, në sfidën e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit. Një humbje kjo që venit ëndrrën e madhe për titullin. Skuadra e shqiponjave, gjeti e para rrugën e rrjetës me shqiptarin e Kosovës, Zymer Bytyqi, i cili tundi rrjetën në minutën e 37-të.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, teksa në të dytën vendasit arritën të përmbysnin gjithçka me golin e Gulbradesen në 49-të dhe autogolin e Cagiran në të 62-tin.

Në këtë duel u aktivizuan titullarë Cikalleshi dhe Bytyqi, ndërsa Endri Çekiçi u hodh në fushë në minutën e 68-të, por pa arritur të lerë gjurmë. Me humbjen e sotme, disferenca mes kryesuesve të Trabzonspor dhe Koniasporit të vendit të dytë është thelluar në 14 pikë.