TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

UEFA ka zyrtarizuar përdorimin e sistemit VAR për ndeshjet e mbetura të Ligës së Konferencës. Ky sistem do të përdoret për sfidat gjysmëfinale mes klubeve si dhe finalen e madhe në Tiranë.
VAR-i nuk ishte përdorur më parë në sfidat e këtij kompeticioni, dhe pas kërkesës së klubeve është vendosur përdorimi i tij si në kompeticionet e tjera europiane.
UEFA e kishte përdorur arbitrimin në Ligën e Konferencës si një eksperiment lidhur me rëndësinë e VAR-it, dhe këto ndryshime ne organizimin e kompeticionit tregojnë sesa e domosdoshme është bërë teknologjia në futboll.
Në javët në vazhdim stadiumi “Air Albania” do të përgatitet për t’u pajisur me sistemin VAR në prag të finales së datës 25 Maj.