TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Xhakomo Vrioni është i pandalshëm në kampionatin austriak të futbollit. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare vazhdon të shënojë me një rregullsi mbresëlënëse me fanellën e Tirol dhe po e shtyn këtë skuadër jo vetëm drejt një mbijetese të qetë, por edhe një play-off të mundshëm në Ligën e Konferencës.
Në ndeshjen e sotme ndaj LASK Linz, sulmuesi shqiptar ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 11 ndërsa në të 31-tën, çoi në 3-0 shifrat për skuadrën e tij, duke shënuar një dygolësh të shpejtë që bën më të thjeshtë një sukses që do të katapultonte Tirolin në vendin e parë në grupin e rënies në Bundesligën austriake. Fituesi i këtij grupi siguron të drejtën të bëjë ndeshje play-off me një skuadër nga grupi i titullit, për të siguruar biletën për në Ligën e Konferencës në edicionin e ardhshëm.
Në minutën e 80 të ndeshjes erdhi edhe goli i tretë personal i sulmuesit të huazuar nga Juventusi, i cili realizoi kështu tregolëshin e tij të parë në kampionatin austriak.
Me tre golat e shënuar sot, Vrioni çoi në 15 numrin e golave të shënuar në këtë sezon në kampionatin austriak, duke qenë vetëm dy gola larg Adejemi të Salcburgut, i cili mban vendin e parë në renditjen e golashënuesve më të mrië.