SPORT, 26 Prill 2022, 14:03

Gabimi fatal i Bufonit i kushtoi pikët Parmës, tifozët i kërkojnë atij… dorëheqjen

Gabimi fatal i Bufonit i kushtoi pikët Parmës, tifozët i

Duket se vitet po i rëndojnë mbi supe portierit legjendar italian, Xhianluixhi Bufon, i cili në sfidën e fundit të Parmës përballë Peruxhias, portieri bëri një gafë të pafalshme.

Në minutën e 7-të të sfidës, portieri 44-vjeçar kishte dalë nga porta e tij për të pasuar topin, por për fatin e tij të keq, ai doli huq, gjë që solli dhe golin e dytë të Peruxhias.

Kjo gjë ka bërë që fansat e Parmës të tërbohen në rrjetet sociale dhe i kanë kërkuar atij që të heqë dorë nga futbolli i luajtur.