TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me një shënim zyrtar, trashëgimtarët legjitimë të Diego Armando Maradonës, në përfundim të hetimeve zbuluan ‘të vërtetën objektive’ për vdekjen e “Pibe de Oro” më 25 nëntor 2020.
“Nga fundi i korrikut të vitit 2020 deri në fillimi i nëntorit të të njëjtit vit, në Barrio Cerrado Campos de Roca, që ndodhet në rrethin e Coronel Brandsen, të pandehurit Víctor Stinfale, Matías Edgardo Morla, Maximiliano Pomargo, Vanesa Morla, Maximiliano Trimarchi dhe Carlos Orlando Ibañez, kufizuan Diego Armando Maradonën në gjendjen e robërisë, duke reduktuar kontaktet e tij me familjen, miqtë dhe të afërmit, personalisht dhe me telefon.
Në anën tjetër i siguruan alkool, drogë dhe marihuanë, si dhe e manipuluan psikologjikisht me mjete të ndryshme, me qëllim që ta mbajnë nën pushtetin e tyre për të përfituar ekonomikisht nga të ardhurat e krijuara rreth figurës së tij”.