SPORT, 11 Mars 2022, 09:28

“Buzëqesh” Pioli, Milani rikuperon tre elementë të rëndësishëm për sfidën ndaj Empolit të shqiptarëve

“Buzëqesh” Pioli, Milani rikuperon tre elementë të

Lajme të mira për Stefano Piolin: Zlatan Ibrahimoviç, Alesio Romanjoli dhe Olivie Zhiru u stërvitën me pjesën tjetër të grupit të enjten në mëngjes dhe të tre do të jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e së shtunës mbrëma në “San Siro” kundër Empolit.

Kapiteni u rikuperua nga problemi në kofshë që e kishte penguar gjatë derbit të Kupës së Italisë dhe e detyroi të humbiste ndeshjen e madhe me Napolin, ndërsa dy sulmuesit janë gati për një stafetë të re kundër ekipit ku militojnë shqiptarët Bajrami, Asllani e Ismajli.

Ibra dhe Zhiru, megjithatë, tani janë gati për të udhëhequr sulmin kuqezi në ndeshjen me djemtë e Andreacolit.

Francezi është i destinuar të jetë përsëri titullar, ndërsa Zlatani duhet të luajë disa minuta si zëvendësues.