TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eleminimi i PSG nga Champions League nga skuadra e Real Madrid ka marrë vëmendjen e mediave. Karim Benzema bëri të pavlefshëm dy golat e Kylian Mbappe që i kishte shënuar në dy ndeshjet, teksa sulmuesi madrilen shënoi në “Santiago Bernabeu” tripletë për të detyruar francezët ti thënë mirupafshim këtij komepticioni.
Nëse Benzema shënoi tre gola, padiskutim vëmendje mori edhe Luka Modric, i cili ishte një nga më të dalluarit në këtë sfidë.
Edhe pse është 36-vjeç ai në fushën e lojës luajti si të ishte një lojtarë i ri.
Por, paraprakisht, Luka Modric bëri një ndërhyrje të pastër në Messin, e cila u duartrokit nga të gjithë. Aq sa ishte spektakolare ndërhyrja, ishte pa dyshim edhe reagimi i Messit pas ndërhyrjes.
Ai u ngrit menjëherë në këmbë dhe dha një shikim akull të ftohtë, dhe duket se Modric “ngriu” argjentinasin.
Ky moment po bën xhiron e rrjetit, ndërsa është bërë virale duke marrë edhe shumë “Like”.
Your goat getting sluttered by 36 years old Luka Modric, at this juncture I think it is logical to call Modric a wine that gets better with age while Messi is an old truck that needs to be parked pic.twitter.com/Rinb4xftQv
— ????????ℙℍ???? ℝ???????? ???? (@itz_rayven1) March 10, 2022