SPORT, 9 Mars 2022, 23:04

Champions League/ Super Benzema kualifikon Realin me përmbysje ndaj PSG-së

Champions League/ Super Benzema kualifikon Realin me përmbysje ndaj

Tre gola në harkun e 17 minutave nga Karim Benzema (61', 76', 78') i siguruan Realit të Madridit një fitore të madhe 3-1 ndaj PSG-së, dhe njëkohësisht një biletë për në çerekfinalet e Champions League, duke bërë të pavlefshëm avantazhin e përkohshëm të francezëve në Madrid (0-1) dhe fitoren (1-0) në ndeshjen e parë në Paris.

Golin e vetëm për PSG-në e shënoi Kilian Mbape në minutën e 39-të dhe që krijoi përshtypjen e kualifikimit të francezëve. 

Gafat e portierit Donaruma, veçanërisht në golin e parë të Benzema, ndikuan në përmbysjen e madhe të madrilenëve, ndërsa në golin e tretë të Realit gaboi komplet mbrojtja franceze.

Mançester Siti i Pep Guardiolës është mjaftuar me një barazim pa gola, në aktin e dytë ndaj Sportingut të Lisbonës, duke u kualifikuar kështu në çerekfinalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube, pas triumfit 0-5 në sfidën e parë të zhvilluar në Portugali.