TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kilian Mbape vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Kampioneve me lojën dhe golat e tij, duke udhëhequr PSG-në drejt kërkimit të një triumfi në këtë kompeticion. Ai shënoi në ndeshjen e parë ndaj Real Madrid dhe sot edhe në të dytën, ndërsa ia doli që me këtë gol në “Santiago Bernabeu” të thyente një rekord të Lionel Mesit, të cilin e ka tashmë shok skuadre.
Mbape u bë sot futbollisti më i ri që ka arritur kuotën e 33 golave në Ligën e Kampioneve, duke e regjistruar këtë shifër në moshën 23 vjeç e 79 ditë, ne 53 ndeshje të luajtura. Mesi mbante rekordin e mëparshëm me 23 vjet e 257 ditë në 52 ndeshje.
Emrat e tjerë janë shumë më të shkëputur duke filluar nga Raul (24 vjeç e 308 ditë në 65 ndeshje), Benzema (25 vjeç e 272 ditë në 54 ndeshje) apo Myler (26 vjeç e 72 ditë në 73 ndeshje).