SPORT, 29 Tetor 2023, 20:39

Tifozët e Marseille sulmojnë autobusin e Lyon, gjakoset në fytyrë trajneri italian

Tifozët e Marseille sulmojnë autobusin e Lyon, gjakoset në

Autobusi i ekipit të Lyonit u qëllua me gurë teksa afrohej në Stade Velodrome përpara ndeshjes me Marseille në Ligue 1. Trajneri i mysafirëve të Lyon, Fabio Grosso (Kampion bote me Italinë) nuk ishte i mirëpritur, me teknikun italian që ka marrë dëmtime.

Sipas një gazetari të AFP-së në stadium, një dritare ishte thyer plotësisht dhe një tjetër është krisur. Pamjet e Prime Video treguan Grosson me një fytyrë të përgjakur, më pas me një fashë në kokë teksa dilte nga dhoma ku mori mjekimet e duhura.

Ndeshja mes të dy skuadrave është planifikuar të luhet në orën 21.00, në një stadium të tejmbushur me tifozë.