TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milani do të luajë sonte në transfertë ndaj Napolit.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Stadio Diego Armando Maradona”, më fillim nga ora 20:45.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, në konferncë për media ka konfirmuar se futbollisti Loftus-Cheek, nuk do të luajë në ndeshjen e sotme.
“Loftus-Cheek është i rëndësishëm për fizikun dhe cilësitë e tij, por edhe pa të mund të jemi efektivë. Ai pothuajse e ka kaluar dëmtimi, por tani po kalon një inflamacion. Ai po përmirësohet çdo ditë, por i mungon hapi i fundit për t’u rikthyer. Mund të kthehet në ndeshjen e radhës, por ndaj Napolit nuk do të jetë në gjendje të luajë”, deklaroi Pioli.