SPORT, 29 Tetor 2023, 09:08

Sot supersfida Inter-Roma/ Turam rikthehet në sulm, shumë dyshime për Murinjon

Sot supersfida Inter-Roma/ Turam rikthehet në sulm, shumë dyshime

Interi do të presë të dielën në orën 18:00 Romën në “San Siro” dhe Simone Inzagi e Zhoze Murinjo vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të.

Zikaltrit priten t’i rikthehen formacionit të tyre të padiskutueshëm pas rotacionit në mesjavë në Ligën e Kampioneve, me Turamin që do të marrë vendin krah Lautaros. Dimarko dhe Barela do të rikthehen po ashtu në vendet e tyre, me Mikhitarianin, Çalhanoglunë e Dumfrisin që do të formojnë mesfushën e Inzagit. Në prapavijë ndërkohë priten të zakonshmit Bastoni-Açerbi-Pavar, që do të tentojnë të mbajnë të paprekur portën e Zomerit.

Në krahun tjetër, pavarësisht se nuk do të jetë në stol falë kartonit të kuq të marrë, Murinjo ka disa pikëpyetje. Portugezi duhet të vlerësojë nëse mund të grumbullojë Paulo Dibalën dhe Leonardo Spinacolën, ndërkohë që sinjale më pak pozitive vijnë nga Kris Smolling. Lukaku në sulm do të shoqërohet nga El Sharaui, ndërsa ditën e djeshme ka vazhduar stërvitjen me grupin drejt rikuperimit edhe Marash Kumbulla.

Sot supersfida Inter-Roma/ Turam rikthehet në sulm, shumë dyshime

Sot supersfida Inter-Roma/ Turam rikthehet në sulm, shumë dyshime