SPORT, 28 Tetor 2023, 23:20

VAR-i “tërbon” sulmuesin Ken, Kambiaso bën heroin ndaj Veronës! Juventusi feston prej vërteti në frymën e fundit

VAR-i “tërbon” sulmuesin Ken, Kambiaso bën heroin ndaj

Triumf në frymën e fundit për Juventusin. Bardhezinjtë e Alegrit iu falën golit në minutën e 96-të të Kambiasos në duelin ndaj Veronës.  

VAR-i i “dogji” dy herë festën sulmuesit Ken në minutat 13 dhe 53-të, teksa për golin e fitores duhet të shkonte minuta e 96-të, kur mesfushori Kambiaso, i hedhur nga stoli në vendin e Kostiç, do të shtynte topin drejt rrjetës nga shumë pranë vijës fatale, për t’i siguruar 3 pikë të arta “Zonjës së Vjetër”.   Ishte ky momenti që Juventusi festoi prej vërteti, pasi dy festat e para u prishën nga VAR. 

Me këtë fitore, Juventusi u ngjit përkohësisht në vendin e parë me 23 pikë, 1 më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak. Duelin e radhës bardhezinjtë do e luajnë në transfertë ndaj Fiorentinës.

JUVENTUS-VERONA 1-0  

Kambiaso 90+6′

VAR-i “tërbon” sulmuesin Ken, Kambiaso bën heroin ndaj