TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liverpool ka triumfuar 3-0 në shtëpi ndaj modestëve të Nottingham, në sfidën e vlefshme për Premier League. Ekipi i Jurgen Klopp mori avantazhin pas gjysmë ore lojë. Një top i humbur nga miqtë shfrytëzohet më së miri nga skuadra vendase, me Diego Jotan që ia doli të realizojë, pas një topi te kthyer nga pritja e portierit Turner.
Liverpool vendosi 3 pikët në kasafortë që në pjesën e parë, me Nunez që dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë gjërat ishin të thjeshta, mjaftoi një menaxhim rezultati dhe një gol i Salah për të vulosur një herë e mirë suksesi përpara tifozëve të vet në “Anfield”. Liverpool renditet në vendin e 3-të, ndërsa Nottingham endet në vendet e fundit.