SPORT, 29 Tetor 2023, 20:00

Holandë, sulmuesi bie pa ndjenja në fushë, ndërpritet ndeshja (VIDEO)

Holandë, sulmuesi bie pa ndjenja në fushë, ndërpritet

Frikë në Holandë. Ylli i NEC Nijmegen, Bas Dost u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes së skuadrës së tij në Eredivisie me AZ Alkmaar të dielën, teksa u rrethua nga lojtarët të cilët ishin të shqetësuar. Mjekët ofruan menjëherë ndihmën mjekësore, ndërsa klubi i Az Alkmaar ka qetësuar të gjithë duke konfirmuar se 34-vjeçari është në vetëdije të plotë.

“Bas Dost është fatmirësisht i ndërgjegjshëm. Të uroj shërim të shpejtë dhe forca Bas.” – shkruan klubi kundërshtar, Az Alkmaar në platformën “X”.

Pasi arbitri mësoi për incidentin, ai ndërpreu lojën, e cila më pas u pezullua pasi shëndeti i Dost duhet të jetë në plan të parë.