TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kamerunasi Francis Nganu, në ndeshjen e tij të parë në boksin profesionist për peshat e rënda, iu afrua një rezultati të bujshëm kundër Tyson Fury, i cili fitoi me pikë në një vendim të diskutueshëm që padyshim do të krijojë shumë polemika për britanikun.
Ndeshja e zhvilluar në Rijad të Arabisë Saudite, kishte tërhequr shumë interes pasi shihej si përgatitje e sfidës mes kampionit në fuqi të WBC dhe Oleksandr Usyk, për unifikimin e të gjithë brezave botërorë të peshave të rënda. Por Nganu, i cili më parë kishte qenë luftëtar i MMA, i çuditi të gjithë në startin e sfidës.
Ai ishte aktiv në fillimet e duelit dhe në raundin e tretë, i dha një goditje të fortë britanikut duke e shtrirë në tapet. Një raund më parë, ai kishte arritur të çante në fytyrë Tyson Fury dhe kjo bëri që fati i ndeshjes tashmë të mos dukej aq i sigurt.
NGANNOU JUST DROPPED TYSON FURY
— ????ᴛʜᴇᴀʀᴛᴏꜰᴡᴀʀ???? (@TheArtOfWar6) October 28, 2023
pic.twitter.com/q5WeZvXOCG
Tyson Fury u duk se ishte superior vetëm në raundet e fundit, kur Nganu ngadalësoi gjuajtjet e tij dhe mori goditje, por në asnjë moment kampioni nuk arriti t’i jepte një gjuajtje të fortë për ta shtrirë në tapet, ashtu siç kishte bërë kundërshtari i tij.
Në fund, vendimi i gjyqtarëve i dha fitoren me pikë Tyson Fury duke bërë që të shpërthenin protestat në rrjetet sociale kryesisht, pasi të gjithë mendonin se kamerunasi kishte bërë mëse mjaftueshëm për të qenë ai kampioni i ri i botës i peshave të rënda në WBC edhe pse kjo ishte ndeshja e tij e parë në ringun profesionist.