SPORT, 28 Tetor 2023, 19:47

Arsenal tirumfon me “manita”, Nketiah shënon tre herë brenda 30 minutave

Arsenal tirumfon me “manita”, Nketiah shënon tre herë

Eddie Nketiah dhuron spektakël me tre gola në ndeshjen ndaj Sheffield United, të cilën Arsenali e fitoi me rezultatin e thellë 5-0.

Sulmuesi i talentuar anglez shënoi tre herë brenda 30 minutave, me golin e parë në të 28-ën dhe të tretin me një goditje spektakolare nga distanca në të 58-ën, duke kompletuar një pasdite magjike dhe marrë në shtëpi topin e ndeshjes.

Më pas ishte Vieira që shënoi golin e katërt me penallti në minutat e fundit, teksa japonezi Tomiyasu vulosi triumfin në minutat shtesë, duke çuar shifrat në 5-0. Arsenali u rikthye kështu te fitorja dhe u ngjit i vetëm në vendin e dytë me 24 pikë, dy më pak se Tottenhami që kryeson renditjen.