SPORT, 28 Tetor 2023, 17:01

E bujshme/ Dhunë në Kategorinë e Dytë, arbitri i ndeshjes Shënkolli-Sopoti bëhet për spital

E bujshme/ Dhunë në Kategorinë e Dytë, arbitri i ndeshjes

Dhunë në ndeshjen Shënkolli-Sopoti 1-1, e vlefshme për javën e pestë të grupit A të Kategorisë së Dytë.

Arbitri kryesor, Abdurrahman Kadria nga Peshkopia, është goditur nga kapiteni i Shënkollit me kokë dhe loja është ndërprerë në minutën e 85-të.

Mësohet se arbitri ka shkuar menjëherë për mjekim në spitalin e Lezhës, pasi ka pasur një të çarë në pjesën e fytyrës. Loja nuk ka vazhduar më dhe tashmë ngjarja mbetet për t’u shqyrtuar nga organet e FSHF.