TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktorja dhe regjisorja Egla Ceno ka reaguar ashpër lidhur me skandalin e fundit të videove intime, duke dënuar me forcë dhunën, linçimin dhe poshtërimin që u bëhet grave.
Në reagimin e saj, ajo thekson se i vjen ndot nga ky akt pervers i regjistrimit dhe publikimit, ndërsa shton se ka komunikuar privatisht me njërën prej vajzave për t'i ofruar mbështetjen e saj. Përveç kësaj, ajo u është kundërpërgjigjur ashpër edhe komentuesve që përdorin ngjarjen për të sulmuar vajzat e ekranit, duke ngritur gjithashtu shqetësimin për problematikat sociale dhe ekonomike në vend.
Dënoj me bindje poshtërimin, linçimin dhe dhunën që po u bëhet atyre grave me video nga krevati. Më vjen ndot nga akti pervers i regjistrimit dhe akoma më shumë ndot nga publikimi.
Ditën e djeshme kam shkëmbyer mesazhe me njërën prej tyre për t’i ofruar mbështetjen time si grua dhe më tha që ndihej keq… mundem vetëm të imagjinoj gjendjen e saj psiko-emocionale.
Ndërkohë, disa gogolesha u komentojnë vajzave të ekranit “ishalla nuk të del ndonjë video”. U them: ishalla nuk u del mamave dhe motrave tuaja ndonjë video e tillë, se vetëm video nuk janë: janë poshtërim publik, shkatërrim!
Boll patë krevatet e të tjerëve o të mjerë! Shikoni kush ju ka ulur pantallonat dhe po ju shfrytëzon kurrizin përditë, në shesh të diellit, se është mbushur Tirana me krahë pune që nuk dinë një fjalë shqip. Po ju fshijnë, po ju shfrytëzojnë pa krevat fare!