TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Erzeni konfirmohet si surpriza e Superiores, pasi sot ia ka dalë të mposhtë skuadrën e Partizanit me rezultatin e ngushtë 1-0 në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt.
Shijakasit u shkaktuan “Demave të kuq” humbjen e parë në kampionat dhe ngjiten në vendin e dytë, me një pikë më pak se kryeqytetasit që kryesojnë ende.
Ndeshja u vendos që në fillim të pjesës së parë, kur braziliani Nonato ndëshkoi skuadrën e Partizanit me një parabolë brenda zonës në minutën e 12-të.
Skuadra e Kolelës u mundua të barazonte dhe i pati rastet, por nuk ia doli dot. Në minutën e 67-të, Da Silva nuk koordinohet siç duhet dhe humbet shansin e artë për të vendosur ekuilibrat.
