SPORT, 16 Mars 2022, 14:05

STATISTIKAT/ “Nëndetësja” nuk fundoset kurrë në 1/8-at, Juventusi gati t’i “bombardojë” me Vlahoviçin

STATISTIKAT/ “Nëndetësja” nuk fundoset kurrë në

Juventusi pret në shtëpi Vijarealin në sfidën e kthimit të 1/8-ve të Ligës së Kampionëve. “Panorama Sport” ju sjell statistikat më të veçanta të kësaj përballjeje.

– Juventusi nuk ka fituar asnjë prej 7 ndeshjeve të fundit të vajtjes në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve, duke koleksionuar 3 barazime dhe 4 humbje, pas së cilave është eliminua në katër nga pesë herët e fundit. Kualifikimi i fundit është ai në sezonin 2018- 2019 ndaj Atletikos së Madridit, me tripletën e famshme të Ronaldos.

– Juventusi ka humbur vetëm 3 nga 23 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi, në Ligën e Kampioneve, përballë rivalëve spanjollë (12 fitore dhe 8 barazime) dhe mbi të gjitha duke mbajtur portën të paprekur në shtatë nga nëntë rastet e fundit. Për Vijarealin kjo do të jetë hera e parë që Juventusi do të bëjë vizitë në Torino.

– Katër nga pesë ndeshjet e Vijarealit në 1/8-at e finaleve të Ligës së Kampioneve janë mbyllur në barazim. “Nëndetësja e verdhë” është kualifikuar në të dyja rastet në të cilat ka luajtur në këtë fazë të kompeticionit, duke eliminuar Gllazgou Rejnxhërs në sezonin 2005-2006 dhe Panathinaikosin në 2008-2009.

– Vijareali ka fituar dy transfertat e fundit në Champions, por aq sa kishte mundur të bënte në 15 të mëparshmet ku kishte regjistruar 5 humbje dhe 8 barazime. Gjithsesi, skuadra spanjolle ka pësuar gjithmonë gol në transfertat e fundit, me përjashtim të duelit me Mançester Junajtidin në vitin 2008.

– Juventusi ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit radhazi në Champions. I vetmi rast kur Xhorxho Kielini me shokë kanë regjistruar një seri më të gjatë ka qenë ajo mes vitit 1996 dhe 1997, në të cilën festuan 10 takime radhazi (rekord historik italian në këtë kompeticion).