SPORT, 14 Mars 2022, 15:32

Mesi me valixhe në duar? / Mediat në Spanjë besojnë te rikthimi, argjentinasi drejt Barcelonës

Mesi me valixhe në duar? / Mediat në Spanjë besojnë te

Lionel Mesi padyshim që po kalon një nga momentet më të këqija në karrierën e tij me PSG dhe që pas asaj sfide të humbur ndaj Realit, argjentinasi është kthyer në të padëshiruar në kryeqytetin francez.

Kjo gjë menjëherë ka marrë vëmendjen në Spanjë, të cilët dhe një herë janë gati të besojnë te një rikthim i mundshëm i Mesit në Barcelonë.

Gjithashtu, thuhet se babai i Mesit, i cili është njëherësh dhe agjenti i tij, ka folur me teknikun e “blaugranave”, Çavi Hernandez.

Gjithsesi çdo gjë ende mbetet për tu parë, pasi nuk është parë asnjë lëvizje zyrtare nga ana e të dy palëve për një rikthim të mundshëm të argjentinasit në skuadrën që u kthye në një legjendë të futbollit.