SPORT, 14 Mars 2022, 17:00

Ngjarje e trishtë nga Gjermania, gjendet i pajetë në shtëpinë e tij boksieri “Erdogan”

Ngjarje e trishtë nga Gjermania, gjendet i pajetë në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur nga bota e boksit, ku boksieri 34-vjeçar, Javuz Ertyrk, është ndarë nga jeta papritur, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Këln.

Rrethanat se si ka ndodhur ngjarja ende nuk dihen zyrtarisht, por sipas mediave në Turqi thuhet se jetën ia mori një infarkt në zemër.

Gjysmë-gjerman e gjysmë-turk, Javuz njihej dhe si boksieri “Erdogan”, pasi vitet e fundit i kishte dalë në mbrojtje kursit autoritar të presidentit turk.