SPORT, 16 Mars 2022, 13:47

Klopp: E pamundur të fitojmë çdo ndeshje! Salah? S’dua të prodhoj tituj gazetash

Klopp: E pamundur të fitojmë çdo ndeshje! Salah? S’dua

Jurgen Klopp është ngacmuar para ndeshjes me Arsenalin në lidhje me rinovimin e kontratës me Mohamed Salah. Gjermani theksoi se nuk do të japë tituj për gazetat, ndërkohë që foli edhe për garën me Manchester City.

“Rinovimi i Salah? Kemi folur një herë për këtë dhe nuk duhet ta kisha bërë. Gjëja e fundit që do të doja të bëja, është që të krijoj tituj për gazetat.

Thjesht besoj se situata është ashtu siç duhet të jetë për momentin: ka kontakte mes palëve, për të tjerat do të shohim”, tha fillimisht Klopp.

City? Duhet të sigurohemi t’i shqetësojmë, por më duket e pamundur që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura.

Ne do të përpiqemi”, përfundoi trajneri gjerman, ndërkohë që Liverpool do kërkojë të çojë në një pikë diferencën me City, që barazoi së fundmi me Crystal Palace.