SPORT, 15 Mars 2022, 12:41

Nëntë muaj që nga ngjarja e frikshme në fushë, Eriksen lë pas makthin dhe grumbullohet me kombëtaren daneze

Nëntë muaj që nga ngjarja e frikshme në fushë, Eriksen

Kristian Eriksen duke se e ka lënë pas ngjarjen e frikshme që i ndodhi në 12 qershor 2021, kur pësoi një infarkt kardiak në fushën e lojës.

Ish-mesfushori i Interit ka luajtur si titullar në dy sfidat e fundit me Brentford, ku ka dhënë dhe një asist.

Duket se kjo ka bërë që ai të grumbullohet dhe një herë tjetër me kombëtaren e tij, 9 muaj pas asaj që kaloi në fushë.

Danimarka do të përballet në një miqësore me Hollandën në 26 mars dhe pas tre ditësh do të presë Serbinë në një tjetër miqësore brenda në shtëpi.