SPORT, 15 Mars 2022, 23:21

Shtanget Ajaksi i Ten Hag, Benfika e eliminon nga Champions League

Shtanget Ajaksi i Ten Hag, Benfika e eliminon nga Champions League

Një rezultat surprizë u regjistrua mbrëmjen e sotme, ku Benfika mposhti Ajaksin (0-1) në stadiumin “Johan Cruijff Arena”, duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve.  

Sfida e parë e zhvilluar në Lisbonë përfundoi me rezultatin 2-2, ndërkohë që në Amsterdam ishin portugezët ata që arritën të triumfonin me rezultatin 0-1 falë golit të realizuan nga sulmuesi uruguaian Nunez në minutën e 77-të.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, holandezët nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, për ta çuar sfidën në shtesë.  Një kualifikim historik ky për Benfikën, që ditën e premte do të mësojë edhe kundërshtarin me të cilin do të përballet në turin tjetër.