TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi po punon që tani për merkaton e verës, ku reparti i sulmit nuk jep garanci duke parë moshën e madhe të Edin Xhekos. Shumë alternativa kanë dalë në pah kohët e fundit.
Rikthimi i Lukakut duket më shumë një fantazi se sa realitet, ndërsa Skamaka vlerësohet rreth 40 milionë euro nga Sasuolo.
Për këtë arsye zikaltërit kanë hedhur sytë tek një sulmues, i cili ka qenë i papërmbajtshëm këtë sezon.
Po flasim për bomberin e Ajkasit, Sebastien Haler. Sipas mediave italiane, 27 vjeçari ka dhënë aprovimin e tij për këtë lëvizje, por më parë duhen bindur “Harkëtarët”, të cilët duan të përfitojnë sa më shumë nga ai.
Prestigjiozja “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ka pasur një takim me agjentin e lojtarit, por që pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të tjera.
Këtë vit ai ka shënuar 19 gola në kampionat dhe 11 në Champions.