TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Atletiko e Madridit ka prerë biletën për në fazën çerekfinale të Champions League. Spanjollët mundën Mançester Junajtidin në “Old Trafford”, 0-1 në një sfidë shumë të luftuar.
Ishin të zotët e shtëpisë që dhanë sinjalin e parë me sulmuesin Elanga që humbi një rast shumë të mirë, me topin që u përplas në fytyrën e portierit Oblak.
U duk që do ishte sfida e portierëve pasi pak minuta më pas portieri i Junajtid, De Gea realizoi një super pritje pas goditjes së De Pol. Goli erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë. Antuan Grizman krosoi bukur në zonë dhe Redan Lodi shënoi me kokë.
Në pjesën e dytë Mançester Junajtid u hodh e tëra në sulm për të gjetur golin e barazimit, por nuk ja dolën.
Me këtë fitore Atletiko Madrid kalon në fazën çerekfinale të Champions-it, ndërsa Ronaldo me shokë duhet të largohen të dëshpëruar.