TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndeshja e kësaj fundjave mes Torinos dhe Interit në Itali do të diskutohet për një kohë të gjatë për faktin e një penalltie që nuk u dha në favor të skuadrës torineze kur rezultati ishte 1-0 për të përballë kampionëve në fuqi të Italisë.
Ranokia goditi Belotin në zonë por gjyqtari Guida në fushë nuk e dha dhe as VAR nuk korrigjoi gabimin me një argumentim skandaloz.
Mediat italiane kanë zbuluar se situata është shumë më problematike dhe kjo është arsyeja pse Guida i cili ishte në fushë dhe Masa i cili ishte në VAR, do të jenë të pezulluar të paktën për një muaj nga drejtimi në Serinë A.
“Corriere Dello Sport” insiston se të dy kanë prodhuar një skandal shumë të rëndë me interpretimin dhe argumentimin që i kanë bërë situatës.
“Ka prekur topin, më pas këmbën”, është fraza që është përsëritur tre herë nga qendra e VAR në Lisone, ku para ekranit ishin ulur Davide Masa dhe Fabiano Preti.
Guida, as nuk ka insistuar që të ndërhyjë dhe ka lënë në dorë të tyre interpretimin e kësaj ngjarje, edhe pse kishte dyshimet e tij.
Askush nuk arrin të kuptojë se cilat janë pamjet që kanë bindur sallën e VAR që Ranokia ka goditur më parë topin e pastaj këmbën, pasi çdo plan filmik tregonte të kundërtën.
Një situatë e paprecedent e cila mund të sjellë pasoja në të gjithë sistemin e hierarkisë së arbitrimit në Itali.