TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Te Barcelona janë në vështirësi për të zgjedhur se cila ka qenë blerja më e mirë gjatë merkatos së janarit. Katalanasit afruan katër lojtarë, Dani Alvesh, Ferran Torres, Adama Traore dhe Obamejang.
Secili prej tyre ka qenë protagonist në transformimin rrënjësor të Barçës në vitin 2022. Por si gjithnjë skena është për sulmuesit dhe ish-kapiteni i Arsenalit është pa diskutim absolut me paraqitjet e tij.
Ai është kthyer në një goelador lider te Barcelona. Gabonezi është lojtari që po bën diferencën. Ai ishte protagonist në suksesin kundër Osasunës, duke shënuar dhe një gol, duke e çuar në 6 numrin e golave me Barcelonën në 9 takime të luajtura me “Blaugranat”.
Nga këto, pesë gola Obamejang i ka shënuar në La Liga, ku ruan një mesatare të shkëlqyer. Barcelona pritet të ketë një armë më shumë përpara “Klasikes” kundër Realit të dielën e ardhshme.
Obamejang shënon mesatarisht një gol çdo 75 minuta në kampionatin spanjoll, teksa në Ligën e Europës shënon gol në çdo tri gjuajtje drejt portës. Barcelona ia ka çuar një mesazh Realit!