SPORT, 14 Mars 2022, 14:30

“El Clasico” për Haaland, interesim edhe nga Manchester, të gjithë e duan sulmuesin norvegjez

“El Clasico” për Haaland, interesim edhe nga Manchester,

Erling Haaland mbetet në epiqendrën e skuadrave të mëdha. Sulmuesi norvegjez mund të largohet nga Dortmund në verë dhe mundësitë për të janë të shumta. Sipas Sport, tre skuadra të mëdha janë të interesuara për të.

Në Spanjë, do të ketë një rivalitet në distancë mes Real Madrid dhe Barcelonës. El Clasico tashmë do të zhvendoset nga fusha e lojës, në merkato.

Interesim konkret ka edhe nga Manchester City.

“Qytetarët” e kanë në listën e dëshirave të merkatos dhe trajneri Guardiola do të donte shumë që ta kishte në dispozicion.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, me verën që pritet të jetë tejet e nxehtë.